Poezia, kenga “Do te bjere shi i rende” - Nga Bob Dylan

Oh, ku ke qene

Djali im sy blu
Dhe ku ke qene
I dashuri im i ri
Jam penguar ne krahe te dymbedhjete maleve te mjegulluar
Kam ecur dhe jam zvarritur ne gjashte autostrada te shtrembera
Kam shkelur ne mes te shtate pyjeve te trishtuar
Kam qene jashte perpara dhjetra oqeaneve te vdekur
Kam qene dhjetemije milje ne gojen e nje varri
Dhe eshte e veshtire, dhe eshte e veshtire
Do te bjere shi i rende
Oh, cfare pe
Djali im sy blu
Dhe cfare pe, i dashuri im i ri
Pashe nje foshnje te sapolindur
Me ujqer te eger rreth tij
Pashe nje autostrade me diamante me askend siper saj
Pashe nje dege te zeze me gjak qe vazhdonte te pikonte
Pashe nje dhome plot me burra me sepatat e tyre qe rridhnin gjak
Pashe nje shkalle te bardhe e gjitha e mbuluar me uje
Pashe dhjetemije foles
Gjuhet e te cileve ishin qe te gjitha te thyera
Pashe pushke dhe shpata te mprehta ne duart e femijeve te vegjel
Dhe eshte e veshtire, dhe eshte e veshtire
Do te bjere shi i rende
Dhe cfare degjove, djali im sy blu?
Dhe cfare degjove, o i dashuri im i ri?
Degjova tingullin e nje vetetime
Qe klithte nje parlajmerim
Degjova hungerimen e nje dallge
Qe mund te permbyste te gjithe boten
Degiova njeqind bateriste
Me duar si flakerima
Degjova dhjetemije peshperima dhe askend qe te degjonte
Degjova nje person qe po vdiste urie
Degjova shume njerez qe po qeshnin
Degjova kengen e nje poeti i cili vdiq ne kanal
Degjova tingullin e nje kllouni i cili qante ne lugine
Dhe eshte e veshtire, dhe eshte e veshtire
Do te bjere shi i rende
Oh, cfare takove, djali im sy blu?
Ke takove, i dashuri im i ri?
Takova nje femije te vogel krahe nje kali te vdekur
Takova nje njeri te bardhe qe ecte me nje qen te zi
Takova nje grua te re trupi i se ciles po digjej
Takova nje vajze te vogel, ajo me dha nje ylber
Takova nje njeri qe ishte
I plagosur nga dashuria
Takova nje njeri tjeter i cili ishte
I plagosur me urrejtje
Dhe eshte e veshtire, dhe eshte e veshtire
Do te bjere shi i rende
Dhe cfare do te besh tani, djali im sy blu?
Dhe cfare do te besh tani, i dashuri im i ri?
Do te dal perpara se te filloje shiu
Do te eci ne thellesite e pyllit te zi
Ku njerezit jane te shumte
Dhe duart e tyre jane te gjitha te zbrazura
Ku plumbat e helmit po permbysin ujerat e tyre
Ku shtepia ne nje lugine
Takohet me burgun e piset te lagesht
Dhe fytyra e ekzekutuesit eshte gjithmone e fshehur mire
Ku uria eshte e shemtuar, ku harrohen shpirterat
Ku e zeza eshte ngjyra, ku asnje eshte numri
Dhe une do ta rrefej dhe do ta mendoj
Dhe do ta flas dhe frymoje
Dhe do ta reflektoje nga mali
Qe te gjithe shpirtrat te mund ta shohin
Pastaj do te qendoj mbi oqean deri kur
Te filloj te mbytem
Por une do ta di kengen time shume mire
Perpara se te filloj ta kendoj
Dhe eshte e veshtire, dhe eshte e veshtire
Do te bjere shi i rende
Poezia, kenga “Do te bjere shi i rende”
Nga Bob Dylan
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia - Ne studion spektakolare te mjeshtrit @helidonhaliti me @luarasi.suel ku cdo cep kullonte art, ngjyra dhe vetem dashuri! Nje univers me vete!❤️❤️‍🔥

Comments

Popular Posts