Poezia “Levizja jone” - Nga Paul Eluard

Ne jetojme ne harresen e ndryshimeve tona

Dita eshte dembele por nata eshte aktive
Nje shkulm ere pasdreke
Nata e filtron dhe perpin
Nata nuk le asnje pluhur mbi ne
Por kjo eko qe ngarend gjate gjithe dites
Kjo eko jashte kohe ankthesh apo perqafimesh
Kjo prangosje brutale botesh te padukshme
Dhe botesh te ndjeshme
Dielli i saj eshte dyfish
A jemi afer apo larg nga vetedija jone
Ku jane kufijte tane
Rrenjet tona
Qellimet tona
E megjithate kenaqesia e gjate e metamorfozave tona
Skelete qe rigjallerohen ne mure te kalbura
Vendtakime dhene formave te pashpirta
Nga mishi i mencur deri te i verbri qe sheh
Vendtakime te dhena nga perballe deri ne profil
Nga vuajtjet ne shendet
Nga drita
Tek pylli
Nga mali lugines
Nga miniera tek lulja
Nga perla tek dielli
Ne jemi trup me trup
Ne jemi toke me toke
Ne kemi lindur nga kudo
Ne jemi pakufi
Poezia “Levizja jone”
Nga Paul Eluard
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts