Poezia “Mengjesi ne shtepine e djegur” - Nga Margaret Atwood

Ne shtepine e djegur une po ha mengjes

Ti e kupton: nuk ka shtepi
Nuk ka mengjes
E megjithate ja ku jam
Luga e shkrire per skrap
Perkundrejt tasit te shkrire gjithashtu
Askush nuk eshte verdalle
Ku kane shkuar
Motra dhe vellezer
Nene e babe?
Ndoshta, Larg tek bregu
Veshtjet e tyre jane ende te varura
Enet e tyre pirg krahe lavamanit
E cila eshte poshte sobes me dru
Me cajnikun e tij prej hekuri dhe bloze
Cdo dite te pastra
Filxhan kallaji dhe pasqyre e valezuar
Dita eshte e ndricuar dhe e pakenge
Liqeni eshte blu
Pylli vezhgon
Ne lindje nje grumbull resh
Ngrihet siper ne heshtje si buke e zeze
Une mund te shoh vorbullat
Ne mushama
Une mund te shoh rrjedhat ne xham
Ato flaket ku godet dielli
Une nuk mund te shohe vete kembet dhe duart e mia
Dhe nuk e di nese kjo eshte nje kurth apo nje bekim
Gjendur ketu
Ku gjithcka
Ne kete shtepi ku ka mbaruar gjithcka
Cajnik dhe pasqyre
Luge dhe tas
Duke perfshire dhe vete trupin tim
Duke perfshire trupin qe kam pasur atehere
Duke perfshire trupin qe kam tani
Dhe une qendroj ulur ne kete tavoline mengjesi
Vetem dhe i lumtur
Kembet e zbathura te femijes
Mbi dyshemene me derrasa te djegur
Thuajse mund te shohe
Ne veshjet e mia qe po digjen
Pantallonat e holla te shkurtra
Dhe bluzen e verdhe te palare
Duke mbajtur mishin tim prej hirusheje
Qe nuk ekziston
Rrezatues
Inkandeshent
Poezia “Mengjesi ne shtepine e djegur”
Nga Margaret Atwood
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Martese e suksesshme nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts