Poezia “Ndoshta bota perfundon ketu” - Nga Joy Harjo

Bota fillon ne nje tryeze kuzhine

Pavaresisht gjithckaje
Ne duhet te hame per te jetuar
Dhuratat e tokes sillen dhe pergatiten
Keshtu ka qene qe prej krijimit
Dhe keshtu do te vazhdoje
Ne ndjekim pulat apo qente
Foshnjat kruajne dhembet neper cepa
Gervishtin gjunjet poshte
Ketu i marrin femijet udhezimet se cfare do te thote te jesh njerezor
Ne bejme burra
Ne bejme gra
Tek kjo tryeze ne bejme thashetheme
Therrasim armiqte dhe fantazmat e dashnoreve
Endrrat tona pijne kafe me ne
Teksa ia hedhin krahet femijeve tane
Ata qeshin me vetet tona qesharake, te rena
Dhe teksa ne mbledhim serish veten
Serish ne kete tryeze
Kjo tryeze ka qene nje shtepi ne shi
Nje cader ne diell
Luftrat kane filluar dhe perfunduar mbi kete tryeze
Eshte nje vend per t’u fshehur nga hija e tmerrit
Nje vend per te festuar
Fitoren e tmerrshme
Ne kemi lindur mbi kete tryeze
Dhe ketu kemi pergatitur prinderit tane per varrim
Mbi kete tryeze ne kendojme me gezim
Me brenga
Ne lutemi me pendese dhe vuajtje
Ne jemi falenderues
Ndoshta bota do te perfundoje mbi tryezen e kuzhines
Teksa ne po qeshim e qajme
Duke ngrene kafshaten e fundit te embel
Poezia “Ndoshta bota perfundon ketu”
Nga Joy Harjo
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Shitet shtepia nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts