Poezia “Nje fare lodhje” - Nga Pablo Neruda

Nuk dua te jem i lodhur vetem

Dua qe te lodhesh dhe ti bashke me mua
Si te mos lodhemi ne
Nga ai lloji i hirit te bukur
Qe bie neper qytete ne vjeshte
Dicka qe nuk digjet
Qe mblidhet neper xhaketa
Dhe pak nga pak ulet
Duke cngjyrosur zemren
Jam i lodhur nga deti i eger
Dhe toka misterioze
Jam i lodhur nga pulat
Ne nuk e dime kurre se cfare mendojne ato
Dhe ato na shohin me sy te thare
Sikur ne te ishim te parendesishem
Ler qe te pakten per nje here
Une te te ftoj
Te lodhemi nga kaq shume gjera
Nga aperitivet e tmerrshem
Nga nje arsimim i mire
Te lodhur qe spo shkojme ne France
Te lodhur nga te pakten
Nje apo dy dite ne jave
Qe kane gjithemone te njejtat emra
Si pjatat mbi tavoline
Dhe per t’u zgjuar
Po perse?
Dhe per te qene pa lavdi
Me ne fund, le te themi te verteten
Ne nuk kemi menduar shume per keto dite
Qe jane si miza shtepie apo deve
Une kam pare disa monumete
Te ngritura per tiranet
Gomeret e industrise
Ata jane atje
Te palevizur
Me shpatat ne duart e tyre
Mbi kuajt e tyre te zymte
Jam i lodhur nga statujat
Boll me gjithe kete gur
Nese do te vazhdojme
Ta mbushim boten
Me keto gjera
Si mund te jetojne te gjallet?
Jam i lodhur se kujtuari
Une dua njerez, te sapolindur
Qe te frymojne lule lakuriqe
Toke te fresket, zjarr te delire
Jo ate qe frymojne te gjithe
Lerini te sapolindurit ne paqe!
Lerini hapesire qe ata te jetojne!
Mos mendoni per ta
Mos u lexoni atyre te njejtat libra
Lerini qe ata te zbulojne agimin
Dhe t’u vene emrin vete puthjeve te tyre
Une dua qe ti te lodhesh me mua
Nga gjithcka qe eshte e bere mire
Nga gjithcka qe na plak
Per gjithcka qe pret
Te lodhur nga njerezit e tjere
Le te jemi te lodhur nga ajo qe vret
Dhe nga ajo qe nuk do te vdese
Poezia “Nje fare lodhje”
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Autoportret nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts