Poezia “Nje fare paqe” - Nga Nikki Giovanni

Ishte shume kendshem

Mos te te kisha verdalle
Kete pasdite
Jo sepse nuk te dua
Dhe te deshiroj dhe kam nevoje per ty
Dhe te te jap dashuri, dhe deshirim dhe te ta kem nevojen
Por ishte nje fare paqe
Kur ti dole nga dera
Dhe une e dija se ti do te beje dicka
Qe ti doje ta beje
Dhe une mund
Te mbaroja te gjithe
Ujin e vaskes
Dhe pa u shqetesuar qe te pergjigjesha ne telefon
Per telefonaten tende
Dhe te zhytesha ne flluska dhe pa u shqetesuar nese ty do te te duhej dicka
E vecante per darke
Dhe te ferkohesha gjitheandej me krem
Per aq gjate sa te deshiroja
Pa u shqetesuar nese ti kishe nje ide te mire
Apo doje te perdorje tualetin
Dhe ishte nje fare ngazellimi
Kur pas mesnate ti erdhe ne shtepi
Dhe ne pime kafe
Dhe une kalova nje dite per vete
Qe me beri po aq te lumtur
Sa dita jote ty
Poezia “Nje fare paqe”
Nga Nikki Giovanni
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Strabizem ne heshtje nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts