ARTArt AbstraktPoezia “Nusja dhe dhendri jane shtrire te fshehur per...

Poezia “Nusja dhe dhendri jane shtrire te fshehur per tre dite” – Nga Ted Hughes

-

Ajo i jep atij syte e tij

Ajo i gjeti ato mes disa rrenojash

Mes disa brumbujve

Ai i jep asaj lekuren e saj

Thjesht duket sikur ai po e zbret ate nga ajri dhe e shtron mbi te

Ajo vajton plot frike dhe magjepsje

Ajo ka gjetuar krahet e tij per te

Duke i perputhur prej beli

Ato mahniten me vetveten

Ato ndjejne neper te

Ai ka montuar shpinen e saj

Ai e ka pastruar cdo pjese me kujdes

Dhe i vendos ne rend te persosur

Nje puzzle supernjerezor

Por ai eshte i frymezuar

Ajo mbeshtetet mbrapsht

Duke perdredhur kete apo ate menyre

Duke e perdorur dhe duke qeshur mosbesueshem

Tani ajo ka sjelle kembet e tij

Ajo po i lidh ato

Ne menyre qe i gjithe trupi i tij te ndricohet

Dhe ajo ka modeluar ijet e saj te reja

Me te gjitha veshjet te plota

Dhe me mbeshtjellje te reja plage

Te gjitha te vajosura shkelqyeshem

Ai po lustron cdo pjese

As atij vete nuk i besohet

Ata vazhdojne ta cojne njeri-tjetrin tek dielli

Per te provuar cdo gje te re ne cdo hap te ri

Dhe tani ajo zbut siper tij

Pllakat e kafkes se tij

Ne menyre qe gjymtyret te jene te padukshme

Dhe tani ai lidh gryken e saj

Gjinjte e saj

Dhe gropen e stomakut te saj

Me nje tel te vetem

Ajo i jep atij dhembet e tij

Duke lidhur rrenjet

Me qendren e trupit te tij

Ai vendos rrethet e vegjel rreth majave te gishtave te saj

Ajo e qep trupin e tij ketu

Dhe atje me mendafsh te purpurt prej celiku

Ai vajos dhembezat delikate te gojes se saj

Ajo vesh me doreshkrime te prera thelle zverkun e qafes se tij

Ai zhytet ne vendin brenda kofsheve te saj

Duke gulcuar nga gezimi

Me ngasherima mrekullimi

Si dy Perendi balte

Shtrire ne pisllek, por me nje kujdes te pafundme

Ata e cojne njeri-tjetrin ne perfeksion

Poezia “Nusja dhe dhendri jane shtrire te fshehur per tre dite”

Nga Ted Hughes

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Piktura, Adami dhe Eva, 1941-42, Francis Picabia

#tedhughes #francispicabia #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty