Poezia “Ode per veshjet” - Nga Pablo Neruda

Cdo mengjes ju prisni

Veshtjet e mia, mbi nje karrige
Qe une t’ju mbush
Me vanitetin tim, me dashurine time
Me shpresen time, me trupin tim
Une mezi jam zgjuar nga gjumi
I them lamtumire ujit
Hyj ne menget tuaja
Kembet e mia kerkojne
Per zgavrat e kembeve tuaja
Dhe keshtu te perqafuar
Nga besnikeria juaj e palodhur
Une dal te eci ne bar
Hyj ne poezi
Shoh neper dritare
Te gjitha gjerat
Burra, gra
Vepra dhe luftra
Vazhdojne te me formojne
Vazhdojne te vijne kunder meje
Duke punuar me duart e mia
Duke mi hapur syte
Duke perdorur gojen time
Dhe po keshtu
Veshjet
Une gjithashtu vazhdoj t’ju formoj
Duke nxjerre jashte berrylat tuaj
Duke keputur fijet tuaja
Dhe keshtu jeta juaj kthehet
Ne imazhin e jetes sime
Ne ere
Ju valezoni dhe shushurini
Sikur te ishit shpirti im
Ne kohe te keqia
Ju ngjiteni pas
Kockave te mia
Te zbrazuara, neper nate
Erresire, gjume
Duke me mbushur me fantazite e tyre
Krahet e tu dhe te mite
Une pyes
Nese nje dite
Nje plumb
Nga armiku
Mund te lere nje gjurme te gjakut tim mbi ju
E me pas
Ju do te vdisnit me mua
Ose ndoshta
Asgje nuk do te jete
Kaq dramatike
Por e thjeshte
Dhe ju thjesht do te mekeni
Veshje
Qe plaken
Me mua, me trupin tim
Dhe se bashku
Ne do te hyjne
Ne toke
Ja perse
Cdo dite
Une ju pershendes
Me nderim dhe me pas
Ju me perqafoni dhe une ju harroj
Sepse ne jemi thjesht nje
Dhe ne do te vazhdojme se bashku
Kunder eres, naten
Rrugeve apo luftrave
Nje trup i vetem
Ndoshta, ndoshta
Nje kohe do te jete e palevizshme
Poezia “Ode per veshjet”
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Barre e kuqe nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts