POEZIAudre LordePoezia “Per secilin nga ju” - Nga Audre Lorde

Poezia “Per secilin nga ju” – Nga Audre Lorde

-

Ji ai qe je

Dhe ti do te jesh

Meso te cmosh

Ate Engjellin e Zi te zhurmshem qe te udheheq

Nje dite lart dhe nje dite poshte

Duke mbrojtur ate vendin ku ngrihet fuqia jote

Duke vrapuar si gjak i nxhete

Nga i njejti burim

Si dhimbja jote

Kur te jesh i uritur

Meso te hash

Cfaredolloj gjeje qe te mban

Deri ne mengjes

Por mos u genje nga detajet

Thjesht sepse ti jeton me to

Mos e ler koken tende qe te mohoje duart e tua

Dhe kujtesen qe kalon permes tyre

As syte e tu

As zemren tende

Gjithcka mund te perdoret

Me perjashtim te asaj qe eshte e padobishme

(Do kesh nevoje per ta kujtuar kete

Kur te te akuzojne per shkaterrim)

Edhe kur ata jane te rrezikshem

Ekzaminoji zemrat e atyre makinerive qe urren

Perpara se t’i heqesh qafe

Dhe mos vajto kurre per mungesen e fuqise nga ana e tyre

Qe te mos jesh i mallkuar

Se po i cliron

Nese nuk meson te urresh

Ti nuk do te jesh kurre vetem

Mjaftueshem

Qe te dashurosh lehtesisht

As nuk do te jesh gjithmone i guximshem

Edhe pse zhvillimi i kesaj nuk eshte e lehte

Mos pretendo besimet e pershtatshme

Edhe kur ato jane te drejta

Ti nuk do te jesh ne gjendje ta mbrosh kurre qytetin tend

Teksa je duke bertitur

Kujto cdo dhimbje qe sjell mbrapsht

Nga enderrimet e tua

Por mos kerko per zota te rinj

Ne det

As ne ndonje pjese te ylberit

Cdo here qe te dashurosh

Dashuro aq thellesisht sikur te ishe

Pergjithmone

Vetem asgjeja eshte e perjetshme

Fliti me krenari femijeve te tu

Kurdo here kur t’i gjesh

Thuaji atyre

Ju jeni pasardhes skellverish

Dhe nena juaj ishte

Nje princeshe ne erresire

Poezia “Per secilin nga ju”

Nga Audre Lorde

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#audrelorde #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty