Poezia “Te gjithe jane me te lehte” - Nga John Giorno


Jeta eshte plot me dhurata

Dhe cdo dite te vetme ti merr
Nje tufe te madhe me dhurata
Nen nje peme te shkelqyer me pisha
Varur me topa te pafundme dritash te ngjyrosura
Pirgje dhuratash te mbeshtjella ne leter luksoze
Kutia e kuqe me fjongon e gjelber
Dhe kutine e gjelber me fjongon e kuqe
Dhe ate blune me argjend
Dhe ate te bardhen me ar
Nuk eshte ajo
Cka ndodh
Por se si
E perballon ti ate
Ti je ne nje trup njerezor prej flluske uji
Ne nje mjet privat
Qe duket si bote prej Zoti
Nje gote shampanje
Dhe nje fare perndritje
Dhe zbrazetie
Lekure ajri
Nje det i sheshte reshe te bardha poshte
Dhe kubeja vigane e qiellit blu siper
Dhe mendja jote eshte nje gjilpere prej hekuri ndermjet
Nuk eshte ajo
Cka ndodh
Por se si
E perballon ti ate
Macja e vdekur kercen
Kap
Thiken qe po bie
Pas hijeve te pafundme qe munden
Ne gjumin tend
Duke luftuar ne endrrat e tua
Duke e lene veten te vdekur ne vend
Ti e kupton qe gjithcka eshte bosh
Dhe qe shfaqet si nje paraqitje e magjishme
Te gjitha jane ne natyre
Loja e boshllekut dhe e zbrazetise
Te gjithe
Behen
Me te lehte
Te gjithe
Behen
Me te lehte
Te gjithe
Behen me te lehte
Te gjithe behen me te lehte
Te gjithe jane drite
Poezia “Te gjithe jane me te lehte”
Nga John Giorno
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Afer destinacionit nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts