Poezia “Une i kendoj trupit elektrik” - Nga Walt Whitman


Kjo eshte forma femerore

Nje re shiu del prej saj
Nga koka tek kembet
Ajo terheq me terheqje te forte te pamohueshme
Jam i terhequr nga fryma e saj
Sikur te mos isha asgje me shume sesa avull i pafuqishem
Gjithcka bie menjane
Vec meje dhe asaj
Librat, arti, feja, koha
Dhe toka e dukshme dhe e forte
Dhe ajo cka pritej nga Parajsa
Apo qe frikesohej nga Ferri
Tani jane te konsumuara
Pejeza te cmendura
Goditje te pakontrollueshme
Dalin prej saj
Edhe pergjigjja po ashtu e pakontrollueshme
Floket, gjinjte, ijet
Perkulja e kembeve
Duar te shkujdesura qe bien
Te gjitha te shperndara
Edhe te miat po ashtu te shperndara
Zbatica thumbuar nga rrjedha
Dhe rrjedha thumbuar nga zbatica
Dallgezim dashuri mish
Me dhimbje te madherishme
Rryma te kthjellta te pakufishme dashurie te nxhete dhe
Vigane
Pelte dritheruese dashurie
Goditje te bardha dhe lengje delirante
Nata e dashurise se dhendrit
Duke punuar me siguri dhe butesi ne agim i kapitur
Duke valezuar ne dite i gatshem dhe i bute
I humbur ne te caren e shtrengimit ne krahe dhe freskise se embel te dites
Mos kini turp gra
Privilegji juaj ruan pjesen tjeter
Dhe eshte dalje e te tjerave
Ju jeni portrat e trupit
Dhe ju jeni portat e shpirtit
Poezia “Une i kendoj trupit elektrik”
Nga Walt Whitman
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts