ARTArtsperTË KUPTOJMË PIKTURËN IKONIKE “LAS MENINAS” TË VELÁZQUEZ

TË KUPTOJMË PIKTURËN IKONIKE “LAS MENINAS” TË VELÁZQUEZ

-

Çfarë është Sindroma e Lodhjes nga Las Meninas?  

Mësoni më shumë për këtë vepër madhështore, një enigmë e pashterrshme…

 

Nga REVISTA ARTPSER

 

Piktura “Las Meninas” (1656) është pikturuar disa
qindra vite më parë, gjatë një periudhe begatie në Spanjë nën mbretërimin e
Habsburg-ve. Shekuj më vonë, kjo kryevepër e Diego Velázquez mbetet një enigmë
për historianët e hollë të artit të cilët këkojnë të zbulojnë misterin e saj.

Një mister i pazgjidhur kurrë  

Portreti më i famshëm i karrierës së Velázquez është “Las
Meninas’. Subjekti i saj është familja mbretërore spanjolle. Piktura është një ‘puzzle’
për mendjen për nga mënyra se si artisti luan me perspektivën. Velázquez me
zgjuarsi ia hedh pikëvështrimit të vëzhguesit, duke e paraqitur veten si një artist
brenda vetë pikturës së tij.

Aktualisht e ndodhur në Muzeun Kombëtar del Prado,
studiuesit vit pas viti përpiqen të deshifrojnë misterin e pikturës duke iu përgjigjur
disa prej pyetjeve të ngritura. “Pak piktura në historinë e artit kanë
gjeneruar kaq shumë interpretime të variueshme sa kjo vepër kulminuese e Velázquez,”
ka shkruar Jonathan Brown, një historian i artit të Velázquez. Brown e ka
lidhur studimin e pikturës me sëmundjen e studiuesve. “LMFS” apo Sindroma e
Lodhjes nga Las Meninas citohet nga Brown për shkak të natyrës së veprës si një
enigmë të pashterrshme.  

 

Kush ishte piktori Diego Velázquez?

Diego Velázquez ishte artisti lider i Epokës së Artë Spanjolle
të shekullit të 17-të. Si kryepiktori i oborrit të Mbretit Filip të IV, Velázquez
kishte një pushtet të madh. Ai merrte komisione për të pikturuar shumë portrete
të aristokracisë spanjolle.

 

I lindur në vitin 1599 në Sevilje, familja e Diego
Rodríguez de Silva y Velázquez i përkiste fisnikërisë spanjolle. Në moshën 11
vjeçare, ai tregoi zotësi për pikturë duke u kthyer në një nxënës të piktorit Juan
de Herrera. Më pas, ai shkoi të studionte me Francisco Pacheco nga i cili ai mësoi
stilin teknik manierist. Në fazat e hershme të karrierës së Velázquez në vitit
1620, veprat e Velázquez paraqisnin më shumë alegori biblike. Mendoni pikturën “Adhurimi
i Magi-ve (Mbretërve)”, 1619. Velázquez paraqet personazhe të jetës së përditshme
bashkë me figura fetare në kompozimin e tij. Vepra e tij konsolidon në një,
portretizimin e shërbërtorëve në skena të cilat i referohen Testamentit të Ri.    

Çfarë shohim ne në pikturën “Las Meninas”?

Një portret intrigues në grup, “Las Meninas” përbëhet nga
një grup i çuditshëm personazhesh, duke përfshirë një princeshë, një murgeshë, xhuxhë,
dhe vetë artistin barok. “Las Meninas” është vendosur në studion e Velázquez
në pallatin Alcázar të Mbretit Filip të IV në Madrid. Ajo paraqet një dhomë me
tavanë të lartë. Silvio Gaggi e përshkruan atë si: “një kuti e thjeshtë që mund
të ndahet në një rrjetë perspektive me një pikë te vetme zhdukjeje.” Për të
kuptuar më mirë lojën e artistit me perspektivën, ne duhet ta ndajmë pikturën në
pjesët e saj përbërëse të renditura si më poshtë:  
 

1.       Në qendër të planit të parë qëndron Infanta
Margaret Theresa.

2.       Një fëmijë po pritet nga dy zonja në
pritje, apo meninas, së cilës i referohet titulli i pikturës. Menina e parë në
të majtë është is Doña Isabel de Velasco, e cila është përgatitur për të
nderuar princeshën.

3.       Menina e dytë është Doña María Agustina
Sarmiento de Sotomayor, e cila gjunjëzohet përpara Margaret Theresa. Ajo po i
ofron asaj një pije nga një filxhan i kuq, apo búcaro, që ajo po e mban në një
tabaka të artë.

4.       Në të djathtë të Infantas janë dy xhuxhë,
më i gjati është gjermani akondroplastiku, Mari Bárbola. 

5.       Xhuxhi i dytë është italiani, Nicolás
Pertusato, i cili në mënyrë lojacake përpiqet të zgjojë një qen roje të fjetur
me këmbën e tij.

6.       Doña Marcela de Ulloa, shoqëruesja e
princeshës, qëndron pas tyre e veshur si për vajtim.

7.       Doña Marcela de Ulloa flet me një roje të
paidentifikuar.

8.       Në pjesën e pasme dhe në të djathtë Don
José Nieto Velázquez, shambellani i mbretëreshës.

9.       Në pikturë shfaqet vetë piktori, Velázquez.

10.   Një pasqyrë në murin e pasmë reflekton pjesën
e sipërme të trupave dhe kokave të Mbretit Filip i IV dhe të mbretëreshës së
tij.

11.   Mbretëreshë Mariana.

 

Personazhet e pranishme në kompozimin e pikturës “Las
Meninas” 

Së pari, ky portret i ngarkuar paraqet infantan pesë vjeçare
në qendër. Më vonë ajo do të martohej me Perandorin e Shenjtë Romak Leopold I,
por në këtë pikë ajo ishte fëmija i vetëm i mbijetuar i Filipit dhe Marianës. Figura
e saj është pikturuar në një tonë më të drejtë të paletës e cila ndihmohet nga
pozicioni i saj qëndror, duke  e kthyer
atë në fokusin qendror i pikturës.

Së dyti, përfshirja e xhuxhëve në këtë pikturë dëshmon
fetishin e Oborrit Mbretëror të Spanjës për xhuxhët. Gjatë shekujve të 16 dhe
17 xhuxhët kanë qenë shumë të pranishëm.    

 

Së treti, në të majtë të skenës, duke vështruar jashtë
krahë një telajo të madhe të mbështetur nga një këmbalec, ne mund të dallojmë
piktorin. Në gjoksin e tij është një kryq i kuq i Urdhërit të Santiagos, të
cilin ai nuk e mori deri në vitin 1659, tre vite pas përfundimit të pikturës.
Filipi urdhëroi që kjo të shtohej pas vdekjes së Velázquez për nder të tij.

Për më tepër, në distancë, pozicionimi i Nieto-s ëshë veçanërisht
intrigues. Ai tregohet në një çast të ndalur. Me gjurin e tij të djathtë të përkulur
dhe këmbën e tij mbi hapa të ndryshëm, pozicioni i tij ka një farë pasigurie nëse
ai po vjen apo po shkon. Ndriçimi i pasëm dhe dera e hapur e tërheqin vëzhguesin
në pikturë nëpërmjet vështirmit distant liminal të figurës. Megjithatë,
reflektimi i çifitit mbretëror, e tërheq vështrimin tonë jashtë pikturës në
drejtim të kundërt. Nieto shihet vetëm nga mbreti dhe mbretëresha. Ata ndajnë këndvështrimin
e shikuesit, dhe jo atë të figurave të planit të parë. Një piktor tjetër që luan
me vështrimin direkt të subjektit dhe perspektivës së pikturës është Bartolomé
Esteban Murillo tek piktura “Dy gratë në një dritare” (1655-1660).

Kompozimi me dy perspektiva i pikturës “Las Meninas” 

Misteri i kësaj pikture qëndron tek kompozimi i saj. Një
shkëputje radikale nga portretet tradicionale mbretërore, shumë e kanë
krahasuar këtë pikturë me një fotografi, duke qenë se ajo përmban shumë veprime.
Në të nëjtën kohë, ekzaminimet më të afërta tregojnë se ajo nuk ndjek rregullat
tradicionale të përspektivës. Pa evidenca të qarta për qëllimet e artistit apo
dëshirat e patronit të tij, shikuesit dhe historianët mbeten me teori dhe pyetje
përgjigje. Nga nëntë figurat e paraqitura, pesë prej tyre shohin drejtpërdrejtë
tek çifti mbretëror apo shikuesi. Historianët e artit kanë sugjeruar se imazhi
i mbretit dhe mbretëreshës është një reflektim nga telajo e Velázquez. Se kjo është
një skenë ballafaquese ndërsa subjekti aktual i Velázquez nuk është ajo që po
sheh vajza e tyre, por ajo që po sheh çifti mbretëror. Të tjerë bien dakord,
duke thënë se tejalo që tregohet se po punon Velázquez është pazakonshmërisht e
madhe për një nga portretet e tij dhe kanë vënë re se ajo është e së njëjtës
madhësi si “Las Meninas”. Ndonëse ka shumë diskutime rreth këtij subjekti, teoritë
kritike supozojnë se skena është një nga portretet e dyfishta të mbretit dhe
mbretëreshës. Megjithatë, piktura përmban të vetmin portret të dyfishtë të
njohur të çiftit mbretëror nga artisti.  

Pra, cili është kuptimi i titullit të pikturës “Las
Meninas”?

Titulli i pikturës, “Las Meninas”, nga spanjishtja do të thotë
“Zonjat në pritje”. Ka një spekullim se përse Velázquez zgjodhi për ta vendosur
titullin e pikturës për këto dy figura në mënyrë të dukshme të vogla, kur aty janë
figurat mbretërore të Mbretit, Mbretëreshës dhe Infantas të gjitha në këtë
pikturë të ngarkuar. Pyetja është pse të fokusohet tek “las meninas”? “Piktura
duket më shumë si një portret i Velázquez se sa i Perandoreshës,” ka komentuar
shkrimtari portugez Felix da Costa pasi pa “Las Meninas” në vitin 1969. Megjithëse,
fillimisht ajo është përshkruar si një pikturë e familjes së Filipit të IV, në
vitin 1843, vepra u dublua në “Las Meninas” në një përpjekje për të njohur
stausin e saj si diçka shumë më shumë sesa thjesht një portret familjar. Kështu,
titulli, “Las Meninas”, është thjesht një nga madhërimet politike.

Stili i pikturës “Las Meninas” 

Piktori i oborrit njihet për stilin e tij karakteristik
barok të pikturës që portretizon një ndjesi madhështie, pasuri sensuale dhe
dramë. Në karrierën e tij, Velázquez filloi me eksperimentimin me tenebrizmin –
një term i rrjedhur nga termi italian ‘tenebroso’ që do të thotë i errësuar dhe
misterioz. Ai përdoret për të përshkruar një lloj pikturimi e cila i kushton rëndësi
detajeve të tilla si fytyra dhe duart të ndriçuara nga theksime të kontrastuara
me një përcaktim të errët dominues. Velázquez njihet gjithashtu për penelatat e
tij të guximshme dhe shprehëse të cilat mëshirojnë stilin e tij dramatik.

Influencat e mëtejshme të pikturës “Las Meninas” në
artin bashkëkohor

Velázquez njihet gjithashtu për penelatat e tij të
guximshme dhe shprehëse, duke u kthyer kështu në një frymëzim për shumë piktorë
realiste dhe ekspresionistë të shekullit të 19-të, si edhe për kubistët dhe
surrealistët e shekullit të 20-të, të tillë si Pablo Picasso dhe Salvador Dali,
të cilët që të dy i kanë kushtuar tribute Velázquez duke krijuar variantet e
tyre të pikturave ikonike. Gjatë vitit 1957, Pablo Picasso pikturoi 58 krijime
të “Las Meninas”. Kohët e fundit, ka një rigjallërim nga artistët bashkëkohorë
të cilët po rivizitojnë sërish mjeshtrat e mëdhenj të veprave evropiane. Pavarësisht
ambivalencës së saj, apo ndoshta për shkak të saj, “Las Meninas” gjendet në
vendin e duhur midis veprave më të njohura të botës perëndimore.  

(Imazhi 1: Las Meninas, 1656, Diego Velázquez)

 

(Imazhi 2: Autoportret, 1645, Diego Velázquez)

 

(Imazhi 3: Analizë e Las Meninas, 1656, Diego
Velázquez)

 

(Imazhi 4: Las Meninas, 1656, Diego Velázquez)

 

(Imazhi 5: Dy gra në dritare, 1655-1660, Bartolomé Esteban
Murillo)

 

(Imazhi 6: Los borrachos, 1628-29, Diego Velázquez)

(Imazhi 7: Las Meninas, 1957, Pablo Picasso)

(Imazhi 8: Menina,
2008, Jacqueline Roberts)

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-velazquezs-iconic-las-meninas-painting/

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty