Ai i thotë vetes ‘Lulja ime është diku atje sipër...’ Por nëse delja e ha lulen, atëhëre për të do të ishte sikur, të gjitha yjet do të shuheshin.

Për miliona vite, lulet kanë prodhuar gjemba. Për miliona vite delet i kanë ngrënë ato të gjitha njësoj. Dhe nuk është serioze, të përpiqemi të kuptojmë se pse lulet heqin kaq shumë për të prodhuar gjemba që nuk na sjellin asnjë të mirë? A nuk është e rëndësishme, lufta ndërmjet deleve dhe luleve? Nuk është më serioze dhe më e rëndësishme sesa numrat që po shton ai zotëria i shëndoshë aty? Le të supozojmë sikur unë kam një lule unike, një që nuk ekziston askund tjetër në botë përveçse në planetin tim, një që një dele e vogel do ta fshinte me një kafshim të vetëm në mëngjes, ja ashtu aq e lehtë pa e kuptuar se çfarë po bën – a nuk është kjo e rëndësishme? Nëse dikush dashuron një lule e cila ekziston vetëm në një prej atyre miliona dhe miliona yjesh, kjo mjafton për ta bërë atë të lumtur kur ai shikon yjet. Ai i thotë vetes ‘Lulja ime është diku atje sipër...’ Por nëse delja e ha lulen, atëhëre për të do të ishte sikur, të gjitha yjet do të shuheshin.

Nga Antoine de Saint-Exupery, Princi i Vogël
Video nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts