Yjet po shkëlqenin
Aroma e ëmbël e kopshtit,
Dera përshpëriti me kërcitje,
Dhe një hap ceku lehtë rërën
Dhe aty u shfaq ajo, aq papritur,
Dhe ra në krahët e mi!
Oh! Puthje të ëmbëla, oh, përkëdhelje të mekura,
Ndërsa teksa dridhesha po kërkoja
Tiparet e fytyrës së saj, të fshehur nën mantel.
Ëndërra ime e dashurisë u zhduk, për mirë!
Tani çdo gjë ka mbaruar.
Unë po vdes i pashpresë dhe i dëshpëruar!
Dhe kurrë më parë nuk e kam dashur jetën kaq shumë!
Aria: E lucevan le stelle
Nga Giacomo Puccini
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti