ARTMuzikë klasikeAria Habanera - Opera Carmen

Aria Habanera – Opera Carmen

-

Dashuria është një zog rebel

Që s’mund t’a zbusë askush,

Dhe nëse e thërret, do të jetë e kotë

Sepse e ka në natyrën e tij që të thotë jo.

Asgjë nuk të ndihmon dot, as kërcënimi dhe as lutja

Dikush flet mirë, dikush tjetër qëndron në heshtje

Dhe është ai tjetri ai që unë preferoj

Kjo s’do të thotë asgjë, por ja që mua më kënaq kjo gjë.

Dashuria! Dashuria! Dashuria! Dashuria!

Dashuria është fëmija e një cigani,

Ajo nuk e ka ditur kurrë, nuk e ka njohur kurrë se çfarë është ligji,

Nëse ti nuk më do, unë të dua

Nëse më do, hap sytë e ruhu!

Nëse nuk më do,

Nëse nuk më do, unë të dua!

Por nëse unë të dua,

Nëse unë të dua…atëherë hapi sytë e ruhu!

Zogun që mendoje se do ta kapje në befasi

Përplas krahët dhe largohet…

Dashuria shtrihet larg, prite

Dhe kur nuk e pret më, ja ku e ke!

Çdo gjë rreth teje vërtitet më shpejt…

Vjen dhe ikën, dhe pastaj kthehet prapë.

Ti mendon se e kape, por ajo të gënjen,

Nëse mendon se i ke shpëtuar, ajo të kap.

Dashuria! Dashuria! Dashuria! Dashuria!

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty