ARTMuzikë klasikeAria ‘Mon cœur s'ouvre à ta voix’ është një...

Aria ‘Mon cœur s’ouvre à ta voix’ është një aria e famshme për mezzo soprano nga opera ‘Samson dhe Dalia’ nga Camille Saint-Saens, 1877.

-

Zemra ime i hapet zërit tënd

Siç i hapen lulet

Puthjeve të agimit!

Por, i dashuri im,

Që të thahen më mirë lotët e mi,

Flit sërish!

Thuamë që po rikthehesh

Tek Delia jote përgjithmonë!

Përsëritmë ëmbëlsisht

Premtimet e dikurshme,

Ato premtimet që i adhuroja!

Ah! Përgjigjiu ëmblësisë sime!

Mbushmë me ekstazi!

Ashtu siç vërehen majat

E flokëve të grurit që dridhen

Nën erën e lehtë,

Ashtu dridhet edhe zemra ime,

Gati për t’u ngushëlluar,

Nga zëri yt që është kaq shumë i dashur për mua!

Shigjeta është më pak e shpejtë

Për të më sjellë vdekjen,

Sesa i dashuri ime

Që fluturon tek krahët e mi!

Ah! Përgjigjiu ëmblësisë sime!

Mbushmë me ekstazi!

Aria ‘Mon cœur s’ouvre à ta voix’ është një aria e famshme për mezzo soprano nga opera ‘Samson dhe Dalia’ nga Camille Saint-Saens, 1877.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty