ARTMuzikë klasikeÇ’dorë e voçkël e ngrirë - Opera ‘La boheme’,...

Ç’dorë e voçkël e ngrirë – Opera ‘La boheme’, 1896, Giacomo Puccini

-

Ç’dorë e voçkël e ngrirë,

Lërmë të të ngrohë.

Ç’dobi ka të parit?

Nuk do të gjejmë gjë në errësirë.

Por me fat

Është natë me hënë,

Dhe hëna

Është afër nesh këtu.

Prit, zonjushe,

Do të të them nja dy fjalë

Kush jam, dhe çfarë bëj,

Dhe se si jetoj. A mundem?

Kush jam unë? Unë jam një poet.

Çfarë bëj unë? Unë shkruaj.

Dhe si jetoj unë? Jetoj!

Unë jam një varfanjak i lumtur

Unë shkapërderdh ritme

Dhe kënge dashurie si një Zot.

Dhe kur vjen puna te ëndërrat dhe vizionet

Dhe kështjellat në ajër,

Kam shpirtin e një milioneri.

Herë pas herë dy hajdutë

Mi vjedhin të gjitha bizhutë na sytë e mi,

Ato ishin dy sy të bukur.

Ato erdhën tani me ty,

Dhe ëndërrat e mia të zakonshme

Ëndërrat e mia të dashura,

U shkrinë menjeherë në ajër!

Por nuk zemërohem me hajdutin,

Sepse vendin e tyre

e ka zënë shpresa!

Tani që di gjithçka për mua,

Thuamë kush je ti.

Të lutem, më thuaj.

Opera ‘La boheme’, 1896, Giacomo Puccini.

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty