Detaje, Dokumentari “Takim me Andrei Tarkovsky: Kinemaja eshte nje mozaik kohe”
Tani vjen ndoshta episodi i vetem ne te gjithe historine e kinemase ku nje skene dashurie kthehet ne nje domosdoshmeri, dhe thuajse, ne nje akt shpirteror. Rrjedhimisht, kjo afri fizike nuk terheq vemendje ne vetvete. Eshte nje skene unike. Padyshim qe ju kujtohet Jeanne Moreau ne kete skene nga “La notte” (Nata) nga Antonioni. Ketu kemi dy njerez qe nuk kane asgje per t’i thene njeri-tjetrit. Ata kane humbur te gjitha ndjenjat e tyre reciproke. Ata jane kaq afer bashke saqe, epo, le ta themi keshtu: Nje mikja ime thote se kur ke pese vjet me bashkeshortin, arrin ne nivelin e incestit. Rrjedhimisht, ne kemi ate afri, ate ndjesine se nuk ka shpetim, dhe me pas Moreau, aktoria kryesore, nxjerr nje leter dhe lexon. Eshte nje leter e mrekullueshme dashurie. Eshte e mrekullueshme sepse kur e degjon ti goditesh nga gjerat qe njerezit mund te ndjejne dhe te shkruajne…
Comments
Post a Comment