LetërsiMithat FrasheriEjani, o kujtime, se kam nevoje per ju. Zemra...

Ejani, o kujtime, se kam nevoje per ju. Zemra sot ka pikellim. Ejani se u dua.

-

Ejani, o kujtime, se kam nevoje per ju. Zemra sot ka pikellim. Ejani se u dua. T’embel a te hidhur, gjithnje u kam dashur, o miqt’ e mij. Te ngroht’ a te ftohte, sido qe kini qene, zemra u ka pritur me dashuri! Ini miq te vjeter: m’arrin te mbyll syte qe t’u shoh ketu prane meje. Ejani, pra, o kujtime. Kur shpirti me ndjen te ftohte, kur zemra ndjen veten e saj jetime, u dua, o kujtime, si i varfri qe trazon hir’ e vatres per te gjetur pak shpuze. Sa t’embla i duken ato shkendijat e vogla! Po edhe ne kohe te gazit dhe te shpreses, ahere kur nje e sotm’ e qeshur me ben te dua gjithe kohen e shkuar dhe te shoh t’embel dhe te bukur udhen qe kam perpara, edhe ahere o miqt e mij’, dua te trazoj kete hi te jetes qe te shoh shpuzen, te shoh e te gezohem e te qesh duk’ e flakur n’ere! – Ineboll, 18/31 korrik 1912. – Shkeputur nga libri ‘Lumo Skendo’ (Mithat Frasheri), Or’ e fundit, Proza letrare dhe dokumentare, zgjedhur dhe pergatitur nga Nasho Jorgaqi, Onufri, 2007 #lumoskendo #mithatfrashëri #prose #books #enkeledasuti 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty