Grate nuk mund te me falin kurre; ato me urrejne. Ato e ndjejne se une po i carmatos. Une i tregoj ato pa koketerine e tyre, ne gjendjen e kafsheve duke pastruar vetveten. Ato me shohin si armikun e tyre. Deri tani nudo eshte perfaqesuar gjithmone ne poza te cilat e presupozojne audiencen. Por grate e mia jane krijesa te thjeshta, te ndershme, te cilat nuk jane te shqetesuara per asgje pertej gjerave te tyre fizike. Ketu eshte nje tjeter; ajo po lan kembet. Duket sikur jeni duke pare nga vrima e celesit.
Nga Edgar Degas
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti