Lamtumirë, ëndërra të lumtura të së shkuarës,
Ngjyra rozë e faqeve të mia tashmë është zbehur;
Do të më mungojë dashuria e Alfredos,
Ngushëllimi ma lehtëson shpritin tim të lodhur
Ah, prishja e dëshirës sime për të buzëqeshur;
Zot falmë dhe më prano,
Çdo gjë ka përfunduar.
Gëzimet, vuajtjet do të mbarojnë shpejt,
Varri i vulos të gjithë vdekatarët!
Mos qani e as mos vendosni lule mbi varrin tim,
Mos më vendosni një kryq mbi emrin tim
për të më mbuluar kockat!
Ah, prishja e dëshirës sime për të buzëqeshur;
Zot falmë dhe më prano,
Çdo gjë ka përfunduar.
Opera ‘La traviata’, 1852, Giuseppe Verdi
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti