Nje Narciz ne shitje dhe suksesi i aromes se feromoneve

Nje Narciz ne shitje dhe suksesi i aromes se feromoneve 

Narcizi ishte nje enderrimtar me bukuri te jashtezakonshme dhe te gjitha nimfat cmendeshin pas tij. Nje dite prej ditesh nimfa Eko e ndoqi ne pyll per t’i shfaqur dashurine. Narcizi jo vetem qe nuk e pranoi dashurine e saj por madje e vuri ne loje. Zotat vendosen ta ndeshkonin djaloshin, duke e detyruar te dashuroje vetveten. Nje dite Narcizi iu afrua nje pellgu me uje te kthjellet; u perkul, pa fytyren e tij te pasqyruar dhe u dashurua deri ne ate pike sa nuk e braktisi ate vend deri ne vdekje. Markoja eshte 25 vjec dhe cdo mbremje del ne treg, si zhigolo, per t’u blere nga zonja te deshiruara. Ne shumicen e rasteve klientet e tij jane gra te ndara ne zi afektive ose bashkeshorte qe duan te hakemerren ndaj burrit qe ka zene nje te dashur te re ne moshe. Tek kafshet monogame, per shembull pulebardhat apo pellumbat, ndryshimet ndermjet mashkullit dhe femres nuk jane shume te spikatura, pikerish per shkak te monogamise. Ndersa tek kafshet poligame, per shembull tek luanet, ka shume ndryshime ndermjet mashkullit dhe femres: i pari ka me teper zbukurime pasi i duhet te jete gjithnje joshes qe te sundoje meshkujt e tufes dhe te kete sukses tek femrat. Edhe Markoja duhet te konkurroje me te tjeret. Nje shtyse neurotike e detyron te kujdeset tej mase per veten, i vetmi interes i tij, qe nga mania e palestres deri tek dietat e shendetshme. Me trupin e formuar, te nxire nga dielli dhe te parfumosur, ai beson ne suksesin e aromes se feromoneve; gjithashtu mban ne fytyre simbolin e asaj qe ai e quan virilitet, mjekren e lene disa dite pa rruar. Ai nuk eshte nje tundues i klasit te larte, por thjesht nje kokegdhe i ardhur nga periferia, me xhinset e fryra perpara ne shenje burrerie. Shpesh gjendet ndonje shemtaraqe qe kerkon t’i hiqesh si romantik. Je i detyruar ta besh, s’ke rruge tjeter, te ka paguar; mund te dashurohet dhe te behet qaramane...Ose mund te qelloje nje grua qe imiton burrat dhe te perdor apo trajton si prostitute. E ne fakt si i tille te ben te ndihesh.

Shkeputur nga libri ‘Frike nga dashuria’, nga Giacomo Dacquino, Si te shmnagesh dhe kapercesh deshtimet ne dashuri, perkthyer nga Agim Doksanj, Phoenix, 2000

Piktura, Metamorfozat e Narcizit, Salvador Dali

#reading #love #phychology #giacomodacquino #enkeledasuti 

Comments

Popular Posts