ARTMuzikë klasikeOpera komike ‘Giuditta’, opera me pesë akte nga Franz...

Opera komike ‘Giuditta’, opera me pesë akte nga Franz Lehar, 1934.

-

Buzët e mia janë puthje zjarri,

Gjymtyrët e mi, të hijshëm dhe të bardhë,

Për mua është shkruar në yje:

Ti do të puthësh! Ti do të dashurosh!

Nuk e kuptoj veten

Përse vazhdojnë të flasin për dashurinë ata

Nëse vijnë afër meje

Nëse shikojnë sytë e mi dhe puthin dorën time

Nuk e kuptoj veten

Përse flasin për magjinë ata

Në dhimbje do të përpëlitesh nëse mua do të më shikosh

Nëse kalon pranë meje

Por nëse dritat e kuqe janë ndezur

Në mes të natës

Dhe të gjithë do të dëgjonin këngën time

Atëherë ata do të shikojnë se:

Buzët e mia janë puthje zjarri,

Gjymtyrët e mi, të hijshëm dhe të bardhë,

Për mua është shkruar në yje:

Ti do të puthësh! Ti do të dashurosh!

Këmbët e mia, rrëshqasin dhe flatrojnë,

Sytë e mi, janë joshës dhe të ndritshëm,

Dhe unë vallëzoj sikur të isha e magjepsur, ‘sepse unë e di!

Që puthjet e mia janë puthje zjarri!

Në venat e mia

Rrjedh gjak vallëtareje

Sepse nëna ime e bukur

Ishe mbretëresha e vallëzimit

Ajo ishte shumë e bukur

E kam parë shpesh në ëndërrat e mia,

Nëse do t’i binte ajo dajres në valle

Të gjithë sytë që do ta shikonin atë do të vezullonin me admirim!

Ajo është rizgjuar brenda meje,

Unë vallëzoj si ajo në mesnatë

Dhe nga thellë brenda meje ndjej se:

Buzët e mia janë puthje zjarri,

Gjymtyrët e mi, të hijshëm dhe të bardhë,

Për mua është shkruar në yje:

Ti do të puthësh! Ti do të dashurosh!

Këmbët e mia, rrëshqasin dhe pluskojnë,

Sytë e mi, janë joshës dhe të ndritshëm,

Dhe unë vallëzoj sikur të isha e magjepsur, ‘sepse unë e di!

Që puthjet e mia janë puthje zjarri!

Opera komike ‘Giuditta’, opera me pesë akte nga Franz Lehar, 1934.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty