Gëzohem e lirë dhe e paqëllim
Nga gëzimi në gëzim,
Duke pluskuar mbi sipërfaqen
E rrugës së jetës që më pëlqen.
Me lindjen e ditës,
Me vdekjen e ditës,
Lumturisht i kthehem kënaqësive të reja
Që ma gjëmojnë shpirtin.
Dashuria është një rrahje e zemrës së universit,
E mistershme, lartësuese,
Munduese, gëzim i zemrës sime.
Oh! Oh! Dashuri!
Çmenduri! Eufori!
Opera ‘La traviata’, 1852, Giuseppe Verdi
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti