Një ditë, do të shikojmë
Që të ngrihet një tymnajë
Mbi horizontin e largët në det
Dhe pastaj do të shfaqet anija
Dhe anija është e bardhë
Ajo futet në port, ajo gjëmon me përshëndetjen e saj.
A e shikon? Ai po vjen!
Nuk do të shkoj ta takoj, jo.
Do të qëndroj buzë kodrës
Dhe do ta pres aty
Dhe nuk do të tutem nga pritja e gjatë.
Dhe pastaj duke u larguar nga qyteti i populluar,
Një burrë, një pikël e vogël
Që i ngjitet kodrës.
Kush është? Kush është?
Ai do të thërrasë flutur nga largësia
Nëdrsa unë s’do të përgjigjem
Do të qëndroj fshehur
Që ta ngacmoj pak
Pak që të mos vdesë.
Në takimin e parë,
Dhe pastaj pak i shqetësuar
Ai do të thërrasë,
‘Vogëlushe, e dashur nuse
lulëzim portokallesh’
Me emrin që më thirri gjatë vizitës së tij të fundit
(në Suzuki)
Të gjitha këto do të ndodhin,
Ta premtoj
Zbrapse frikën
Do të fitoj besim duke pritur për të.
Opera ‘Madama Butterfly’, 1903, Giacomo Puccini.
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.