POEZIMiguel HernandezPjesa 1 - Poezia ‘Vetetima qe nuk ndal kurre’...

Pjesa 1 – Poezia ‘Vetetima qe nuk ndal kurre’ – Nga Miguel Hernandez

-

Nje thike mishngrenese

Krahe i embel dhe vrases

Mban nje fluturim dhe nje shkelqim

Rreth jetes sime

Rrufe e derdhur metali

Rene vezullueshem

Cukit krahun tim

Dhe ben nje fole te trishtuar ne te

Tempulli im, ballkon me lule

I viteve te mia te rinise

Eshte kthyer, dhe zemra ime

Dhe zemra ime me floke te thinjur

I tille eshte virtyti i keq

I vetetimes qe me rrethon

Une po shkoj tek rinia ime

Si hena ne fshatin tim

Mbledh qerpiket

Dal nga shpirti dhe jashte nga syri

Dhe rrjeta e merimangte e luleve

Mbledh trishtimin tim

Ku do te shkoj qe te mos shkoj per te kerkuar renien time?

Destinacioni yt eshte plazhi

Dhe thirrja ime e detit

Pusho nga kjo pune

Uragan, dashuri apo ferr

Nuk eshte e mundur, dhe dhimbja

Do te me sherbeje ne pendesen time te perjetshme

Por te pakten une mund te te mund ty

Zog dhe rreze laike

Zemer, se nga vdekja

Askush nuk do te dyshoje tek une

Jepi atehere, jepi thike

Duke fluturuar, duke plagosur

Nje dite

Koha do te behet e verdhe

Ne fotografine time

Pjesa 1

Poezia ‘Vetetima qe nuk ndal kurre’

Nga Miguel Hernandez

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#miguelhernandez #enkeledasuti #poetry

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty