POEZIJimmy Santiago BacaPo te ofroj kete poeme, nga Jimmy Santiago Baca

Po te ofroj kete poeme, nga Jimmy Santiago Baca

-

Po te ofroj kete poeme

Meqe nuk kam asgje tjeter per te te dhene

Mbaje si nje pallto te ngrohte

Kur te vije dimri per te te mbuluar,

Apo si nje pale corape te trasha

Qe te mos te te kafshoje i ftohti

Te dua

Nuk kam asgje tjeter per te te dhene

Keshtu qe eshte nje tas i mbushur me drithera te verdhe

Per te ngrohur belin tend ne dimer

Eshte nje shall per koken tende

Per ta mbajtur mbi floke dhe qe ta lidhesh rreth fytyres sate

Te dua

Mbaje, cmoje sic do te beje nese do te humbisje

Dhe do te kishe nevoje per drejtim

Ne egersine e jetes

Dhe tek cepi i sirtarit tend

E futur tutje si ne nje kabine

Kur tek pemet e dendura, te vish duke trokitur

Une do te te pergjigjem, do te te tregoj rrugen

Dhe do te te le qe te ngrohesh nga ky zjarr

Te shplodhesh tek ky zjarr dhe te te bej te ndjehesh e sigurt

Te dua

Vetem kete mund te te jap

Dhe gjithcka qe i nevojitet kujtdo per te jetuar

Kur bota jashte nuk do t’ia dije me nese ti jeton apo vdes

Mbaj mend

Te dua

Po te ofroj kete poeme, nga Jimmy Santiago Baca

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#jimmysantiagobaca #art #poetry #enkeledasuti #painting

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty