Poezia “Atje ku shpartallohen dallget” - Nga Pablo Neruda

Atje ku shpartallohen dallget

Mbi shkembinjte e palodhur
Shperthen drita e paster duke luajtur trendafilin e saj
Dhe rrathet e detit tkurren ne nje grusht sythash
Ne nje pike kripe blu, qe bie
O manjolia e shkelqyer qe shperthen ne shkume
Kalimtare magnetike vdekja e se ciles lulezon
Dhe zhduket
Qenie
Asgje
Pergjithmone
Kripe e thyer, balte verbuese e detit
Ti dhe une, dashuri
Se bashku ne vulosim heshtjen
Teksa deti shkaterron statujat e saj te perhershme
Kolapson kullat e tij prej farash te egra dhe te bardha
Sepse ne dallgezimet e atyre pelhurave te padukshme
Qe kercejne mbi uje
Reren e panderprere
Ne jemi e vetmja embelsi e perhershme

Poezia “Atje ku shpartallohen dallget”
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts