Poezia “Dhe këmbët e tyre lëvizin” - Nga Safo


Dhe këmbët e tyre lëvizin

Ritmikisht, po aq butësisht

Sa këmbët e vajzave kretane

Që dikur kanë vallëzuar rreth

Një altari dashurie

Duke shtypur një rreth

Në barin e butë të lulëzuar

 

Poezia “Dhe këmbët e tyre lëvizin”   

Nga Safo 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti   

Comments

Popular Posts