Poezia “Dikur kjo ka qene nje poeme dashurie” - Nga Jane Hirshfield

Dikur kjo ka qene nje poeme dashurie

Perpara se kofshet e saj te trasheshin
Perpara se fryma e saj te shkurtohej
Perpara se ajo ta gjente veten te ulur
Te hutuar dhe paksa te turperuar
Ne parafangon e nje makine te parkuar
Teksa shume njerez kalonin ne krahe pa i kthyer kokat e tyre
Asaj i kujtohet vetja veshur sikur per nje angazhim te madh
I kujtohet zgjedhja e atyre kepuceve
Kete shall apo kollare
Dikur, pinte birre per mengjes
Rreshqiste kembet e saj
Ne nje lum krahe per krahe me kembe te tjera
Dikur hiqej si e turpshme
Me pas, u be me te vertete e turpshme
Duke ulur koken e saj ne menyre qe floket te binin perpara
Qe te mos t’ia shihje dot syte
Ajo fliste me pasion per historine
Per artin
Ishte e embel atehere, kjo poeme
Poezia “Dikur kjo ka qene nje poeme dashurie”
Nga Jane Hirshfield
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Comments

Popular Posts