Poezia “Femije ne te kuqe” - Nga Rainer Maria Rilke

Ndonjehre ajo ecen neper fshat

Me fustanin e saj te vockel te kuq
E gjitha e gelltitur nga permbajtja e vetvetes
E megjithate
Pavaresisht vetvetes
Ajo duket sikur leviz
Sipas ritmit te jetes se saj
Qe do te vije
Ajo vrapon pak
Heziton, ndalet
Kthehet pergjysem
Dhe te gjitha teksa po enderron
Shkund koken e saj
Per apo kunder
Me pas ajo vallezon disa hapa
Qe ajo i shpik dhe i harron
Padyshim duke zbuluar se jeta leviz shume shpejt
Nuk eshte me shume per ate qe ajo nxjerr nga trupi i saj i vogel
Qe e rrethon ate
Por per gjithcka qe ajo mban brenda vetes
Gjalleri dhe eksitim
Kete fustan do te mbaj mend ajo
Me vone ne nje dorezim te embel
Kur jeta e saj do te jete e mbushur me rreziqe
Fustani i vockel i kuq
Do te duket gjithmone sic duhet
Poezia “Femije ne te kuqe”
Nga Rainer Maria Rilke
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Video nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts