Poezia “Hena dhe pema e bershenit” - Nga Sylvia Plath

Kjo eshte drita e mendjes

E ftohte dhe planetare
Pemet e mendjes jane te zeza
Drita eshte blu
Barerat e shkarkojne dhimbjen e tyre tek kembet e mia
Sikur une te isha Perendi
Duke me shpuar kycet e kembeve dhe duke mermeritur per lageshtine e tyre
Mjegulla tymi, shpirterore qe banojne ne kete vend
Ndare nga shtepia ime nga nje rrjesht gura lapidaresh
Une thjesh nuk mund ta kuptoj se ku kerkon te arrije e gjitha kjo
Hena nuk eshte dere
Ajo eshte nje fytyre ne te drejten e vet
E bardhe si nje grusht dhe tmerresisht e merzitur
Ajo e terheq detin pas vete si nje krim te terrte
Eshte qetesi
Me etjen e deshperimit te plote
Ketu jetoj une
Dy here te dielen
Kembanat befasojne qiellin
Tete gjuhe te medha qe afirmojne Ringjalljen
Ne fund, me maturi ato kembojne emrat e tyre
Pema e bershenit me koken lart, ka nje forme gotike
Syte ngrihen pas saj ne kerkim te henes
Hena eshte nena ime
Ajo nuk eshte e embel si Maria
Veshjet e saj blu leshojne lakuriq te vegjel nate dhe bufa
Sa do te doja te besoja tek embelsia
Fytyra e shembelltyres
E zbutur nga qirinjte
Perkulur, vecanerisht permbi mua
Syte e saj te lehte
Kam rene ne nje rruge te gjate
Rete po lulezojne
Blu dhe mistike mbi fytyren e yjeve
Brenda kishes, shenjtoret do te jene te gjithe blu
Duke pluskuar mbi kembet e tyre delikate
Permbi fronet e ftohte
Duart dhe koket e tyre te ngrira nga shenjteria
Hena nuk sheh asgje nga keto
Ajo eshte tullace dhe e cmendur
Dhe mesazhi i pemes se bershenit eshte erresira
Erresira dhe heshtja
Poezia “Hena dhe pema e bershenit”
Nga Sylvia Plath
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts