Poezia “Me shume e me shume” - Nga Margaret Atwood

Gjithnje edhe me shpesh

Skajet e mia shperbehen dhe
Une kthehem
Ne nje deshire per te asgjesuar boten
Duke te perfshire edhe ty
Nese eshte e mundur permes lekures
Si lojerat simpatike te nje bime me oksigjenin
Dhe te jetoj me nje gjelberim te pademshem djeges
Nuk do te te konsumoja
Apo perfundoja ty kurre
Ti do te jesh ende aty rreth meje
E plote si ajri
Fatkeqesisht une nuk kam gjethe
Por kam sy
Dhe dhembe
Dhe gjera te tjera jo te gjelbra
Te cilat sundojne mbi osmozen
Keshtu qe bej kujdes, e kam me te vertete
Po te jap nje paralajmerim te drejte:
Kjo lloj urie perpin gjithcka ne hapesiren e vet
Ne as nuk mund ta flasim
As te kemi nje diskutim racional
Nuk ka asnje arsye per kete
Vetem logjika e qenit te uritur per kocka
Poezia “Me shume e me shume”
Nga Margaret Atwood
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Video nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts