Poezia “Ode per jeten” - Nga Pablo Neruda

Dhimbja e gjithe nates

Po me godiste
Si nje sepate
Por me pas erdhi nje enderr
Duke e lare ate
Si nje lum i erret
Mbi guret me njolla gjaku
Sot, une jam serish gjalle
Po te ngrej serish
Ty jete
Mbi shpatullat e mia
Oh jete, xham i qarte
Krejt papritur
Ti je plot
Me ujra te baltosur
Dhe vere te vdekur
Agonish, humbjesh
Rrjeta merimangash frikesuese
Dhe shume besojne se
Ti do ta mbash kete nuance
Pergjithmone
Nuk eshte e vertete!
Nje nate e ngadalte kalon
Nje minut i shpejte kalon
Dhe gjithcka ndryshon
Kupa e jetes
Shkelqen edhe nje here
Me vezullim transparent
Pyetja e madhe
Po na pret
Pellumbat lindin, ne nje cast
Edhe nje here drita mbreteroi mbi toke
Jete
Poetet e vjeter, te gjore
Mendonim se ti ishe e idhet
Ata nuk ngriheshin nga shtreterit e tyre
Dhe te perballeshin me ty
Eren e botes
Ata ishin te mundur
Ata u fshehen prej teje
Ata i hapen vetes nje grope te erret
Dhe mbyten brengat e tyre
Ne nje pus vetmitar
Kjo nuk eshte e vertete, jete
Ti je e bukur
Si e dashura ime
Dhe mes gjinjve te tu
Ka arome menteje
Jete
Ti je
Nje makineri e plote
Lumturi
Qe hungerin si nje stuhi
Embelsia e vajit me te shkelqyer
Jete
Ti je
Si nje vresht
Pasuria jote eshte drita dhe ti e jep ate mbrapsht
Te kthyer ne rrush
Kushdo qe te mohon
Duhet te prese nje minute apo nje nate
Nje vit te gjate apo te shkurter
Duhet te heqe dore
Nga vetmia e saj vetmitare
Dhe kthehu te kerkosh dhe luftosh
Duke bashkuar duart me duar te tjera
Duke mos pranuar apo levduar fatkeqesite
Por duke e rimodeluar ate
Duke i dhene formen e nje muri
Si preresi i gurit me gurin
Preji fatkeqesite ne copa
Dhe beji vetes nje
Pale pantallona
Jeta
Na pret
Ne te gjitheve
Ne qe deshem
Aromen e cmendur
Te detit dhe te mentes
Te strehuar mes gjinjeve te saj
Poezia “Ode per jeten”
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia - Ne studion spektakolare te mjeshtrit @helidonhaliti me @luarasi.suel ku cdo cep kullonte art, ngjyra dhe vetem dashuri! Nje univers me vete!❤️❤️‍🔥

Comments

Popular Posts