Poezia “Ode per nje poet te plakur” - Nga Pablo Neruda

Ai ma zgjati doren

Sic mund ta zgjase nje peme e vjeter
Nje dege te thyer, te zhveshur
Nga gjethet dhe frutat
Dora
Qe dikur shkruante
Duke vertitur fillin dhe fijet
E fatit
Ishte tani e shenjuar
Nderlikueshem
Nga ditet, muajt dhe vitet
Paraqitja ne fytyren e tij ishte
Shkrimi i kohes
Minutes
Dhe urdherimi
Sikur linjat dhe shenjat
Te ishin renditur
Qe ne lindje
Dhe pak nga pak
Ajri t’i kishte gervishtur ato
Linja te gjata te thella
Kapur te skalitura ne fytyren e tij nga mosha
Pikepyetje
Perralla misterioze
Yjesi
Gjithcka qe sirenat e kishin harruar
Ne vetmine e larget
Te shpirtit te tij
Gjithcka qe ra nga qielli me yje
Gjendej mbi fytyren e tij
Rapsodi antik
Nuk e kishte kapur kurre
Me letren dhe penen e tij te paepur
Lumin e tejmbushur te jetes
Apo zotin e paidentifikueshem
Qe flirtonte me vargjet e tij
Dhe tani
Mbi faqet e tij
I gjithe ai mister
Skiconte me ftohtesi
Algjebren e zbulesave te tij
Dhe gjerat
E thjeshta
Te pandryshueshme
Qe ai i kishte te
Shtypura mbi
Qepallen e tij
Faqet e tyre me te thella
Madje edhe mbi hunden e tij te holle
Si sqepi
I zogut endacak kormoran
Udhetimet dhe dallget
E kane skicuar blune e tyre
Gervishtje
Dy guralece
Jo miqesore
Dy agata oqeanike
Ne ate lufte ku syte e tij
Dhe vetem permes tyre
Pashe zjarrin e shuar
Nje trendafil
Ne duart e poetit
Tani kostumi i tij ishte shume i madh
Sikur tashme ai te ishte duke jetuar ne nje shtepi bosh
Dhe te gjitha kockat e turpit te tij ishin te dukshme
Poshte lekures se tij
Lekure e mbeshtjelle mbi kocka
Kocke vigjilente dhe udhezuese
Nje peme e vogel
Me se fundmi, prej kocke
Ishte poeti
I shuar nga kaligrafia e shiut
Nga pranverat e pashterrueshme te kohes
Aty e lashe
Duke u nxituar drejt vdekjes
Sikur vdekja te priste
Edhe ajo gjithashtu, lakuriq
Ne nje park te zymte
Dhe dore per dore
Ata do te gjenin rrugen drejt
Nje vendi shplodhjeje ne kalbje
Ku ata do te flinin
Sic do te flere
Secili prej nesh
Me nje trendafil te thare
Ne nje dore
E cila gjithashtu do te shkrumbohet ne pluhur
Poezia “Ode per nje poet te plakur”
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts