Poezia “Per vitin e ri” - Nga W. S. Merwin

Me ne fund me cfare palevizshmerie

Shfaqesh ti ne lugine
Rrezet e tua te para te diellit qe arrijne per poshte
Per te prekur majat e disa
Gjetheve te larta qe nuk levizin
Sikur ato te mos e kishin vene re
Dhe sikur nuk te njohnin ty fare
Pastaj therret zeri i nje pellumbi
Nga larg ne vetvete
Tek qetesia e mengjesit
Pra kjo eshte melodia jote
Tani dhe ketu
Qofte nese njeri e degjon ate apo jo
Kjo eshte ajo ku ne kemi arritur me moshen tone
Me dijen tone
Ashtu sic eshte
Dhe shpresat tona ashtu sic jane
Te padukshme perpara nesh
Te paprekura dhe ende te mundshme
Poezia “Per vitin e ri”
Nga W. S. Merwin
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Video nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts