Poezia “Raportim mjegulle” - Nga Audre Lorde

Ne kete vend te mjegulluar

Ku uria na gjen
Duke kerkuar drejtim
Une jam shume afer teje per te qene i dobishem
Kur une flas
Aroma e dashurise ne frymen time
Te shperqendron
Dhe eshte me e lehte per mua qe te leviz
Kunder vetes tek ti
Sesa te zgjidh vet ekuacionet e mia
Shpesh jam pa drejtim
Nga rehatia jote e njohur
Forma e dhembeve te tu eshte e shkruar ne pellemben e dores sime
Si nje vije e dyte jete
Kur me marrin gjurmet e gishterinjve
Del shija e ijeve te tua
Te nenvizuara ne boje
Ata me gjeten duke u endur buze nje shkembi
Krahe maktheve te trupit tend
“Jipna ditelindjen dhe vendilindjen
Dhe ne do te te tregojme rrugen per ne shtepi”
Tundohem
Qe te te shkaterroj
E me pas te rindertoj te carat e tua
Gjuhen tende
Te vertetat e tua
Altaret e tu te mishte
Ne vet imazhin tim te harruar
Keshtu qe kur ngrihet kjo mjegull
Jam i sigurt se do te te gjej
Te lidhur si nje dhi
Ne kopshtin e zemres sime
Poezia “Raportim mjegulle”
Nga Audre Lorde
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Ne fotografi @luarasi.suel

Comments

Popular Posts