Yjet po kendojne
Si xham qe thyhet
Dhe qe po bien ne nje pjate disi vulgare
Diku nje bilbil pret per secilin prej nesh
Duke qare me zemren e vet jashte
Oh une nuk e di, them
Them jane gishterinjte e tu qe me gervishtin qafen time poshte
Me nje hungerime te brishte
Jo
Jane yjet qe kendojne
Thjesht yje qe kendojne
Dhe gjithcka rreth nesh
Copeza te nje heroi te trishtuar, po
Nje shqiponje e kishte kapur prej kellqesh
Pellumbat ende po vajtojne
Yjet fshihen dashuria ime
Ne qepalla
Naten e mire
Poezia “Serenate”
Nga Frank O’Hara
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti