Poezia “Shtepia e odeve” - Nga Pablo Neruda


Duke shkruar

Keto
Ode
Ne kete vit
1955
Duke pergatitur dhe intonuar
Liren time kerkuese, qe mermerin
Une e di se kush jam
Dhe se ku po shkon kenga ime
Une e kuptoj
Se bleresi i miteve
Dhe mistereve
Mund te hyje
Ne pyllin tim
Dhe shtepine prej qerpici
Shtepine e odeve
Mund te perbuze
Enet e kuzhines
Portretet
E babait dhe te nenes
Dhe te vendit mbi mur
Thjeshtesine e bukes�Dhe te mbajteses se kripes
Por keshtu eshte ne shtepine time te odeve
Une kam depozituar melankoli te terrte�Flokun derdhes te padobishem te endrrave
Une shkel mbi bishtin
E zvarranikut cerebral
Dhe vendos gjera
Uje dhe zjarr
Ne harmoni me njeriun dhe me token
Une dua qe gjithcka te kete
Nje doreze
Une dua qe gjithcka te jete
Nje kupe apo nje mjet�Une dua qe njerezit te hyjne ne nje magazine
Nepermjet dyerve te odeve te mia
Une punoj duke prere
Derrasa te latuara
Duke ruajtur
Fuci mjalti�Duke rregulluar patkonj
Parzmore
Sfurqe
Une dua qe te gjithe te hyjne ketu
Ti le te bejne pyetje
Te kerkojne gjithcka duan�Une jam nga jugu, nje marinar kilian
I kthyer nga detet
Une nuk qendrova ne ishuj
Nje mbret�Une nuk mbeta i pershkuar
Ne token e endrrave
Une u ktheva per te punuar thjeshte
Krahe te tjereve
Per te gjithe�Ne menyre qe te gjithe
Te mund te jetojne ketu
Une ndertova shtepine time
Me ode transaprente

Poezia “Shtepia e odeve”
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts