POEZIPablo NerudaPoezia “Vjeshta kthehet” - Nga Pablo Neruda

Poezia “Vjeshta kthehet” – Nga Pablo Neruda

-

Nje dite me te zeza bie nga kembanat

Si nje rrobe qe dridhet jete te turbullt

Eshte nje ngjyre, nje enderr

Qershish qe zhyten ne toke

Eshte nje bisht tymi qe vjen pa pushim

Per te ndryshuar ngjyren e ujit dhe te puthjeve

Une nuk e di nese ti me kupton

Kur afrohet nata

Nga lartesite

Kur poeti vetmitar ne dritare degjon

Kalin e vjeshtes teksa vrapon

Dhe friken e gjetheve te shkelura duke shushurire ne arteriet e tij

Ka dicka permbi qiej

Si gjuha e qeve te trasha

Dicka ne pasigurine e qiellit dhe te atmosferes

Gjerat kthehen ne vendin e tyre

Avokati i domosdoshem, duart, vaji, shishet

Te gjitha shenjat e jetes

Mbi te gjitha, shtreterit

Jane te mbushur me lengje te gjakshme

Njerezit depozitojne besimet e tyre ne veshe te ndyre

Vrasesit zbresin nga shkallet

Por nuk eshte kjo

Eshte galopi i vjeter

Kali i vjeshtes se vjeter

Qe dridhet dhe duron

Kali i vjeshtes se vjeter ka nje mjeker te kuqe

Dhe shkuma e frikes mbulon faqet e tij

Dhe ajri qe e ndjek ate ka formen e oqeanit

Dhe aroma e kalbur e groposur e turbullt

Cdo dite dhe ngjyra hiri zbresin nga qielli

Qe pellumbat duhet ta perhapin neper toke

Litari i endur nga harresa dhe lotet

Koha, qe ka fjetur per shume vite brenda kembanave

Gjithcka

Kostumet e vjetra te gjitha te ngrena

Grate qe shohin boren tek vjen

Lulekuqet e zeza pa te cilat nuk mund te kenaqet askush

Duke vdekur

Gjithcka bie tek keto duar qe une i ngre lart

Ne mes te shiut

Poezia “Vjeshta kthehet”

Nga Pablo Neruda

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#poetry #pabloneruda #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty