ARTMuzikë klasikeSa e çuditshme! Sa e çuditshme!...

Sa e çuditshme! Sa e çuditshme!…

-

(1:27)

Sa e çuditshme! Sa e çuditshme!

Këto fjalë janë skalitur në zemrën time!

A do të ishte fatkeqësi një dashuri serioze për mua?

Cili është vendimi yt, o shpirti im i shqetësuar?

Asnjë burrë s’ta ka vënë flakën ty më parë

Oh, çfarë gëzimi

Nuk e dija

Çfarë do të thoshte të të dashuronin!

A mund t’a refuzoj unë këtë në shterpësinë e çmendur

Të jetës sime?

Ah, ndoshta ai është ai që

Shpesh u gëzua teksa pikturoi shpritin tim

Vetëm mes ngazëllimit

Me ngjyrat e tij okulte

Me sa modesti dhe vigjilencë

Iu ngjit ai shkallëve të trishta

Për të ndezur një ethe të re

Duke nxitur dashurinë time!

Një dashuri e tillë

Saqë e bën të gjithë universin që të dridhet

Mistërshëm dhe me fisnikëri

Kryqëzim dhe kënaqësi e zemrës sime

Çmenduri! Ky është një delir i kotë!

E shkreta grua, e vetme, e braktisur

Në këtë shkretëtirë të pupulluar

Që quhet Paris

Çfarë shpresoj unë tani?

Çfarë duhet të bëj?

Ia kalofsh mirë!

Kridhu në vorbullën e kënaqësisë!

Ia kalofsh mirë!

Unë duhet të mbetem gjithmonë e lirë

Duke kërcyer nga një gëzim tek një tjetër

Dua që jeta ime të vazhdojë

Përgjatë rrugëve të kënaqësisë

Gjithnjë e lumtur

Mes kënaqësish të reja

Ku fluturojnë mendimet e mia

Opera ‘La traviata’, opera me tri akte nga Giuseppe Verdi, 1852.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty