Agimi i fundit nga Octavio Paz

Flokët e tu humbasin në pyll

Këmbët e tua më prekin
E fjetur ti je më e madhe sesa nata
Por ëndrra jote është sa kjo dhomë
Sa shumë që jemi ne që jemi kaq pak!
Jashtë kalon një taksi
Me ngarkesën e tij me fantazma
Lumi që digjet aty në krah
Vërshon mbrapsht
A do të jetë nesër një ditë tjetër?
Agimi i fundit nga Octavio Paz
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments

Popular Posts