Asgjë nuk e vret dot atë që është më e mirë brenda nesh - Nga Pablo Neruda

Kurrë asnjë sëmundje, as mungesa e

dinjitetit, jo,
Asgjë nuk e vret dot atë që është më e mirë brenda nesh,
Atë mirësi, i dashur zotëri, që ne kemi:
E bukur është lulja e njeriut, sjellja e tij,
Dhe çdo portë hapet për të vërtetën e bukur
Dhe nuk i fsheh kurrë pëshpëritjet tradhëtare.
Gjithmonë kam fituar diçka duke e bërë veten time më të mirë,
Më të mira nga ç’jam, më të mirë nga ç’isha,
Citimi më delikat:
Për të rikuperuar disa petale të humbura
Të trishtimit që kam trashëguar:
Për të kërkuar edhe një herë më shumë për dritën që këndon
brenda meje, dritën e palëkundur.
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Kthesa e fitores nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts