Piktorët ShqiptarëGazmend LekaAte nate kur ti nuk erdhe - Nga Bertolt...

Ate nate kur ti nuk erdhe – Nga Bertolt Brecht

-

Ate nate kur ti nuk erdhe

Une nuk fjeta, por dola shpesh para porte

Binte shi dhe u futa serish brenda

Atehere nuk e dija: por tani e di

Ajo nate ishte si netet e tjera me vone

Kur ti nuk erdhe me, dhe une nuk flija

Dhe thuajse nuk prisja me

Vetem se shpesh shkoja para porte

Ngaqe aty binte shi e ishte ftohte

Mirepo pas atyre neteve dhe vite te tjera me pas

Degjoja kur binte shi hapat e tu

Para portes dhe ne shi zerin tend

Te degjoja se si qaje te qoshka e ftohte

Sepse s’vije dot brenda

Ndaj shume shpesh jam cuar naten

Dhe kam shkuar para portes, e kam hapur

Dhe kam futur brenda kedo qe qe pa atdhe

Hynin keshtu brenda lypsa, kurva, llum i fundit

Njerez turilloj

Tani shume vite kane shkuar, edhe kur ndodh

Qe bie shi dhe ere fryn

Dhe ti neper nate vjen, e di

S’do te njoh me, as zerin tend jo

As fytyren, sepse gjerat kane ndryshuar

Prapeseprape ende degjoj hapa ne ere

Dike qe qan ne shi, dike

Qe do te vije brenda

Dhe me vjen te dale jashte para porte

Qe ta hap, te shikoj nese dikush ka ardhur

Por nuk cohem jo, nuk shkoj perjashte

Nuk dal te shikoj

Dhe as nuk vjen ndokush.

Nga Bertolt Brecht

Perkthyer nga Ardian Klosi.

Piktura, Lutja nga Gazmend Leka

#poetry #bertoltbrecht #painting #gazmendleka #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty