Dhe prite - PRITE nga MAHMOUD DARWISH


Prite me një filxhan të kaltër

Prite mbrëmjeve në pranverë, mes parfumit të trëndafilave
PRITE ME DURIMIN E NJË KALI TË TRAJNUAR NË MALE
PRITE ME SHIJEN E DALLUAR, ESTETIKE TË NJË PRINCI
PRITE ME SHTATË JASTEKË RESH
Prite dhe mos u ngut
Nëse ajo mbërrin vonë, prite
Nëse ajo mbërrin herët, prite
Mos i frikëso zogjtë e flokëve të saj të gërshetuara
Merre tek ballkoni për të parë hënën që zhytet në qumësht
Prite dhe ofroji asaj ujë përpara verës
Mos i vështro thëllëzat binjake që flenë mbi gjoksin e saj
Prite dhe preke me butësi dorën e saj kur ajo ta mbështesë filxhanin mbi mermer
Sikur të ishe duke mbajtur vesën për të, prite
Fliti siç do t’i fliste një flaut telit të frikësuar të violinës
Sikur ta dije se çfarë do të sjellë e nesërmja
Prite dhe shkëlqeje natën për të unazë pas unaze
Prite deri kur nata të të flasë kështu:
Nuk ka asnjeri gjallë veç ju të dyve
Merre butësisht deri në vdekjen që kaq shumë e dëshiron
Dhe prite
PRITE nga MAHMOUD DARWISH
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts