Dua që të dish një gjë - Nga Pablo Neruda

Dua që të dish një gjë

Ti e di se si e ka kjo punë
nëse shikoj hënën e kristaltë
Apo degën e kuqe të vjeshtës
së ngadaltë në dritaren time
nëse prek afër zjarrit ashklat e pakapshme
apo trupin e rrudhosur të trungut
çdo gjë më sjell tek ti
sikur çdo gjë që ekziston
aromat, drita, metalet
të ishin varka të vogla që lundrojnë
drejt ishujve të tu që më presin mua
tani, nëse pak nga pak ti rresht së më dashuri
edhe une do rresht së të dashuri
pak nga pak
nëse pa pritur më harron
mos më kërko
sepse unë do të të kem harruar
nëse e mendon gjatë dhe çmendurisht
erërat që kalojnë përgjatë jetës sime
e ti vendos të më lësh në
bregun e zemrës ku kam rrënjët
kujto se në atë ditë
në atë orë
do t’i ngre krahët dhe rrënjet e mia
e do të nisen në kërkim
të një toke tjetër
por çdo ditë
ti e di se je e paracaktuar për mua
me një ëmbëlsi të pakapshme
dhe nëse çdo ditë një lule ngjitet
tek buzët e tua për të më kërkuar mua
ah dashuria ime, e imja
tek unë përsëritet gjithë ai zjarr
tek unë asgjë nuk zhduket apo harrohet
dashuria ime ushqehet mbi dashurinë tënde
për sa gjatë qe ti ta jetosh atë
në krahët e mi pa i lënë ato.
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts