Gjoksi yt mjafton për zemrën time - Nga Pablo Neruda




Gjoksi yt mjafton për zemrën time

dhe krahët e mi për lirinë tënde
Ajo që po flinte mbi shpirtin tënd
do të ngrihet nga goja ime deri në parajsë
Tek ti është iluzioni i çdo dite
Ti vjen si vesa për boçet e paçelura të luleve
Ti kërcënon horizontin me mungesën tënde
Perjetësisht në fluturim si dallga
Kam thënë se ti këndon në erë
si pishat dhe si direku
Si ata ti je e gjatë dhe e heshtur
dhe ti je e trishtuar
si një udhetim
Ti i mbledh gjërat rreth vetes si të ishe një rrugë e vjetër
Ti je si njerëzit me jehona dhe me zëra nostalgjik
U zgjova dhe zogjtë fluturuan larg dhe migruan
ata zogj flinin në shpirtin tënd.
Nga Pablo Neruda
Njezete poema dashurie dhe kenge deshperimi
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Ftua nga @xhenetakadillari

Comments

Popular Posts