I humbur në pyll, theva një thupër të errët - Nga Pablo Neruda

I humbur në pyll, theva një thupër të errët

Dhe e ngrita pëshpërimën e saj tek buzët e mia të etura:
Ndoshta ishtë zëri i shiut që qante,
Një zilkë e plasaritur, apo një zëmër e shqyer.
Diçka nga shumë larg: dukej
E thellë dhe sekrete, e fshehur nga toka,
NJË BRITMË E MBYTUR NGA VJESHTAT VIGANE,
NGA PËRLOTJA E ERRËSIRËS GJYSËM TË HAPUR TË GJETHEVE.
Duke u zgjuar nga ëndrra e pyllit atje, lajthia
Këndoi nën gjuhën time, aromën e saj
Duke u kacavjerrë në mendjen time të vetëdijshme
Sikur papritur rrënjët që kisha lënë pas
Të qanin për mua, toka që kisha humbur me fëmijërinë time
Dhe unë ndala, i plagosur nga aroma e përhumbur.
Nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Diku ne ishull nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts