POEZIRobert DesnosJo, dashuria nuk ka vdekur nga Robert Desnos

Jo, dashuria nuk ka vdekur nga Robert Desnos

-

Jo, dashuria nuk ka vdekur ne kete zemer

Ne keta sy dhe ne kete goje

Qe kane shpallur fillimin e funeralit te vet

Degjo, nuk dua me piktoresken, shumengjyreshen dhe sharmin

Dua dashurine, embelsine dhe mizorine e saj

Dashuria ime ka vetem nje emer, nje forme

Gjithcka zhduket

Te gjitha gojet kapen vetem pas saj

Dashuria ime ka vetem nje emer, nje forme

Dhe nese nje dite kujtohesh

O ti, forma dhe emri i dashurise sime

Nje dite ne oqeanin ndermjet Amerikes dhe Evropes

Ne oren kur rrezja e fundit e drites vezullon

Mbi siperfaqen e lemuar te dallgeve

Apo tjeter nje nate e stuhishme poshte nje peme ne fshat

Apo ne nje makine te shpejte

Nje mengjes pranvere mbi bulevardin Malesherbes

Nje dite me shi

Perpara gjumit ne agim

Thuaji vetes

E urdheroj shpirtin tend te njohur se

Vetem une te kam dashur me shume

Dhe sa keq qe ti nuk e dije kete

Thuaji vetes se nuk ka nevoje te pendohesh: Ronsard-idhe Baudelaire-i perpara meje kane kenduar per vuajtjet e grave

Te plakura apo te vdekura

Te cilat kane perbuzur dashurine me te delire

Kur ti te kesh vdekur

Ti do te jesh ende e dashur dhe e deshirueshme

Une tashme do te kem vdekur

Teresisht i kycur ne trupin tend te pavdekshem

Ne imazhin tend magjepses pergjithmone

Aty mes mrekullise se pafundme

Te jetes dhe perjetesise

Por nese do te jem gjalle

Tingulli i zerit tend

Shikimi yt rrezatues

Aroma jote

Aroma e flokeve te tu

Dhe shume gjera te tjera

Do te jetojne brenda meje

Tek une dhe une nuk jam Ronsard-i apo Baudelaire-i

Une jam Robert Desnos i cili, sepse te ka njohur dhe dashur

Eshte po aq i mire sac jane edhe ata

Une jam Robert Desnos i cili kerkon ta kujtojne

Mbi teke toke te poshter per asgje me shume vecse per kete dashuri per ty

Jo, dashuria nuk ka vdekur nga Robert Desnos

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#robertdesnos #enkeledasuti #ingridbergman #humpfreybogart #casablanca

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty