POEZIPaul EluardKeshtu, grua, parim i jetes, folese e idealit nga...

Keshtu, grua, parim i jetes, folese e idealit nga Paul Eluard

-

A do ta shihje

Formen e erret te diellit
Konturet e jetes
Apo te mahnitesh me te vertete
Nga zjarri qe shkrin gjithcka
Flaka percjellese e modestive
Ne mish ne ar ai xhest i bukur
Gabimi eshte po aq i paditur
Sa kufijte e pranveres
Tundimi i jashtezakonshem
Te gjitha prekjet te gjitha udhetimet ti
Ne fillim ishte vetem nje vetetime temjani
Qe ti e do me shume
Himnin e bukur ne kater
Nudo e embel e palevizshme
Violine e heshtur por e prekshme
Te flas sepse te shoh
Do te te flase nga syte e tu
Qofsh e pafytyre nese deshiron
Nga ngjyra e tyre e pavullnetshme
Nga gurat e shkelqyer
Pangjyre
Perpara burrit ti pushton
Entuziazmin e tjj te verber
Mbreteron naivisht si nje pranvere
Ne shkretetire
Ndermjet rerave te nates dhe dallgeve te dites
Ndermjet tokes dhe ujit
Asnje gurgullime per te fshire
Asnje rruge te mundshme
Ndermjet syve te tu dhe imazheve qe une shoh atje
Eshte gjithcka per te cilen mendoj
Vetveten te pathyeshem
Si nje bime qe shumon vetveten
Qe ysht shkembinjte mes shkembinjve te tjere
Qe e them me bindje
Ti e gjitha
Gjithcka qe ti veshtron
Gjithcka
Kjo eshte nje anije
Qe lundron ne nje lum te embel
Mbart me vete gra lojacake
Dhe grure te duruar
Ky eshte nje kal qe po zbret nga kodra
Apo ndoshta nje flake qe ngrihet
Nje e qeshur e madhe kembezbathur
Ne nje zemer te mjere
Nje lartesi vjeshtore gjelberimi zbutes
Nje zog qe kembengul te mbylle krahet ne folene e tij
Nje mengjes qe shperthen driten e skuqur
Per te zgjuar fushat
Kjo eshte nje cader
Dhe ky nje fustani
I nje lidhesebereseje me joshese sesa nje buqete
Te melodive kembanore te ylberit
Kjo pengese imense
Qe nuk ka kurre mjaftueshem hapesire
Mireseardhja eshte gjithmone diku tjeter
Me bubullimen dhe permbytjen
Qe e shoqerojne
Prej meduzash dhe zjarresh
Mrekullisht detyruese
Ato i shkaterrojne skelat
Me ne krye nje flamur ngjyretrishtimi
Nje yll i mbyllur
Me gishterinj te paralizuar
Te flas sepse te kam pare
E di qe ti jeton
Gjithcka ekziston gjithcka eshte e dukshme
Asnje shenje nate ne syte e tu
Shoh nje drite ekskluzivisht tenden

Keshtu, grua, parim i jetes, folese e idealit nga Paul Eluard

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Ne fotografi Paul dhe Nusch Eluard

#pauleluard #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty